Këngëtarja e njohur, Arta Kabashi njihet për talentin dhe vokalin që ka për muzikë.

Artistja nga Peja prej vitesh ka qëndruar pranë fansave të saj me projekte të ndryshme muzikore që çdo herë priten mirë.


Pas një pauze, këngëtarja tashmë është drejt finalizimit të një këngë të re që gjithashtu do të jetë e realizuar edhe nga ana vizuale.

280670125 1043406429634906 2129591358677493036 n Foto: Arta Kabashi/Telegrafi

Telegrafi ka siguruar një pjesë të shkurtër të këngës dhe gjithashtu pamje nga xhirimet dhe prapaskenat e videoklipit.

Screenshot 7 23 Foto: Arta Kabashi/Telegrafi

Në pamjet e para nga projekti i ri, Arta shihet e veshur me shumë stil ndërsa duket në formë të mirë dhe tejet atraktive.

280907546 544973153638529 861655131754166737 n Foto: Arta Kabashi/Telegrafi

Ndërsa, kënga mban titullin “Interes” dhe pritet të lansohet shumë shpejt.

Theksojmë që projekti i saj i fundit është “Maje” që u lansua vitin e kaluar dhe tashmë ka grumbulluar mbi 300 mijë klikime në kanalin YouTube. /Telegrafi/