Për të suksesi është një ndërthurje fati, aftësish dhe vullneti. Gjithmonë me kokën përpara, e nesërmja për të është objektiv që s'duhet të reshtë kurrë. E shkuara, për të, u përket ditëve tashmë të përfunduara.
Intervistoi: Gazmend Kajtazi
Foto: Arton Humolli & Petrit Ukëhajdaraj
Arta, e mbani mend daljen tuaj të parë në skenë?
Paraqitjen e parë skenike e kam patur në vitin 97, në fillim në Prishtinë e po të njëjtin vit edhe në Shqipëri, më saktësisht në Festivalin e këngës së lehtë në TVSH. Këto paraqitje kanë qenë me grupe të ndryshme. Por, në mënyrë profesionale si solo këngëtare që nga viti 2001.
Si arrite të ngjitesh në skenë?
Falë talentit dhe vullnetit të madh për t’u marrë me pasionin tim më të madh në jetë, që është muzika. Por, edhe me ndihmën dhe vendosmërinë e një grupi të vogël shokësh, të cilët po ashtu kishin të njëjtën ëndërr. Arritëm që të bënim hapat e parë në një rrugëtim që edhe sot vazhdon.
Mund të na përshkruani anën emocionale?
Isha mjaft e emocionuar, por nuk isha e vetme në skenë. Ishte i gjithë grupi “Koha”, ai që mund të kritikohej për të mirë apo për të keq, prandaj ndjenja e përgjegjësisë ishte e ndarë nëpër të gjithë anëtarët e grupit.
Çfarë ka ndryshuar tek Arta që nga ajo kohë?
Pothuajse gjithçka. Unë fillova të këndoj solo dhe pata një sukses të madh falë talentit tim dhe bashkëpunimit me producentin Don Arbas. Ai di të hyjë nën lëkurën e artistit dhe t’i gjejë pikërisht atë që artisti kërkon. Ndryshimet tjera janë të natyrave të tjera. Janë shndërrime që do ndodhnin edhe sikur të mos të kisha vendosur të merrem me muzikë, besoj.
Jeni një këngëtare mjaft e preferuar, veçanërisht nga të rinj, cili është sekreti i kësaj?
Këngët e punuara dhe të interpretuara mirë. Është po ashtu freskia që këngët e mia sollën në muzikën shqiptare. T’ju përkujtoj që unë jam ajo që solla një stil të ri, që rinia ishe mësuar të dëgjonte vetëm në gjuhë të huaj, kryesisht në anglisht. Unë jam e para në trojet shqiptare nëse jo edhe në ato ballkanike, që këndova R&B, duke kënaqur shumë të rinj që ishin të etur për këtë stil muzikor.
Sipas jush, çfarë duhet të ketë me patjetër një këngëtare?
Një këngëtare duhet të ketë të zhvilluar një sens që nuk mund ta ketë cilido person.
Ky sens është aftësia e komunikimit me publikun. Nuk duhet nënvlerësuar edhe pamja fizike.
Kujt ia dedikoni ecjen nëpër udhën e këngës?
Se di sa jeni në dijeni që unë rrjedh nga një familje me traditë muzikore. Babai im është një ndër rapsodët më të njohur në Kosovë. Ai ka kaluar tërë jetën e tij duke argëtuar shqiptarët anembanë trojeve tona me zërin e tij dhe këngët që ishin një histori e popullit tonë, e thurur në vargje dhe e përcjellë me ndihmën e ca telave të sharkisë dhe çiftelisë. Pra, definitivisht, unë jam krenare që këtë traditë të babait tim, sigurisht në një stil dhe formë moderne, po e çoj më tej.
Një ndër këngët më të preferuara është balada "I njëjti ke mbet", a fshihet diçka pas kësaj?
Balada "I njëjti ke mbet", si shumica e baladave, i këndon dashurisë. Dashuria është diçka tepër universale dhe e njohur për të gjithë, prandaj çdokush e gjen veten në të. Kjo është arsyeja pse është aq e preferuar, duke mos e nënvlerësuar muzikën, që i jep një dimension të veçantë kësaj kënge.
Ka mall për të shkuarën?
Nuk jam e lidhur shumë me të kaluarën, edhe pse shpesh rikujtoj çaste të bukura prej saj. Besoj që po u lidhe shumë me të kaluarën, duket se e zhgënjen të sotmen dhe nuk e mirëpret të ardhmen. Pra, e shkuara e ka pasur kohën e vet, njeriu duhet të bëjë vend për atë që vjen. Pra, e ardhmja duhet mirëpritur, si do që ajo troket apo vjen me zhurmë.
Së fundi muzika juaj i takon edhe zhanrit oriental, pse keni zgjedhur pikërisht një zhanër të tillë?
Unë edhe përpara kam kombinuar elemente orientale në këngët e mia, mirëpo në albumin e fundit kam futur një dozë më të madhe të këtij zhanri.
Vetë, pse ky zhanër është në "trend’, apo…?
Po është në trend dhe mua më pëlqen shumë.
A mund të ketë miq dhe konkurrentë në të njëjtën kohë?
Jo, konkurrenca është armik i miqësisë. Miqësia dhe konkurrenca mund të jetojnë nën një kulm, por jo bashkë. Nëse njëra rritet, zvogëlohet tjetra dhe anasjelltas.
A mendoni se jeni tejet ekstravagante?
Mendoj se deri në njëfarë mase jam ekstravagante dhe kjo më bën të ndjehem mirë pasi që ky është stili im.
Meqë keni gjokse të mëdhenj, a është kjo njëra ndër arsyet që ju në skenë preferoni të jeni sa më ekstravagante, meqë edhe shumë nga fansat e juaja ju identifikojnë të tillë?
Ok! Le të më identifikojnë ashtu. Sytë nuk gënjejnë!
Çfarë bën kur je nervoze?
Numëroj deri ne dhjete. Në te shumtën e rasteve pas numrit dhjetë ka kaluar nervoza e nëse jo, atëherë të paktën ka kaluar ai mllefi në të cilin mund të thoja ose të bëja gjëra për të cilat do pendohesha.
Çfarë të bën të mos rezistosh?
Aroma e mirë. Ne jemi njerëz dhe sado të logjikshëm që jemi, prapë nuk ju ikim dot instinkteve.
A mban inat?
Njeriu ka dhuratën më të mirë nga Zoti. Ajo është logjika. Dhe në logjikën time të shëndoshë inati nuk ka vend. Nëse dikush sillet keq mund të bësh atë që duhet të bësh për ta bindur që e ka keq ose ta lësh e të mos merresh me të. Po mbajte inate, vetëm vetvetes i bën dëm. Tjetri as që e vret mendjen si ti mban inat.
A e ke ndjerë ndonjëherë se ta kanë hedhur?
Jo. Kujt t’ia hedhin? Mua? Hahahaha, kur isha e vogël e përdorja shprehjen ” Mac”.
Ke ndonjë shprehje parazite që përdor shpesh dhe nëse po, cila është?
Hajde përhajr… hahahah.
Çfarë dhuntish mendon se ke?
Jam shumë dorëlirë. Por edhe një gjë tjetër do përmend. Kjo është modestia meqë shumica mendojnë që nuk e kam apo edhe më keq, që jam mendjemadhe.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë