Duke qenë se jemi në stinën e verës, temperaturat e larta e bëjnë më të vështirë për ne të flemë rehat për shkak të nxehtësisë.
Moti i nxehtë jo vetëm që mund të nënkuptojë një rrezik për jetën për të moshuarit ose personat e ndjeshëm, por e bën gjumin gjithnjë e më të vështirë për shumë prej nesh, shkruan The Mirror.
Ndonëse mund të jetë e rehatshme të flesh me të brendshme gjatë natës, disa ekspertë po i inkurajojnë njerëzit të konsiderojnë idenë që të heqin dorë nga veshjet e brendshme.
Ata thonë se kjo sjell përfitime të ndryshme shëndetësore dhe ju ndihmon të ndiheni më rehat.
“Fjetja me rroba të ngushta dhe të pakëndshme mund të çojë në probleme të shumta shëndetësore, duke përfshirë acarim, gërvishtje, infeksione nga grumbullimi i baktereve dhe aromat e padëshiruara”, thotë Emma Woodrow.
“Gjatë motit të ngrohtë, zonat tuaja intime mund të jenë më të djersitura se zakonisht, duke shkaktuar akumulimin sasisë së madhe të lagështisë, e cila mund të çojë në infeksione. Për të mos përmendur që gjatë netëve të nxehta, të brendshmet e ngushta mund t’ju lënë me shenja ose gërvishtje, që do të thotë se mund të zgjoheni me një shqetësim në mëngjes”, potencoi ajo.
Woods rendit këto tre arsye se pse duhet të përpiqeni të flini pa të brendshme gjatë natës:
Lejon që lëkura e juaj të marrë frymë: zonat tona time mund të djersiten më tepër, kështu që gjumi pa të brendshme është një mënyrë e shkëlqyer për të lejuar që lëkura juaj të rikuperohet pas një dite nën shtresa të shumta veshjesh. Lejimi i ajrit të rrjedhë rreth zonës tuaj intime mund të ndihmojë në reduktimin e irritimeve, skuqjeve të nxehtësisë ose çdo shqetësimi tjetër të lëkurës që mund të përjetoni.
Zvogëlon rrezikun e infeksioneve dhe acarimit: gjatë netëve të nxehta, zona juaj intime mund të ndihet më e djersitur se normalja, pasi ka të ngjarë të krijohet më shumë lagështi nëse vishni të brendshme të ngushta. Duke hequr dorë nga të brendshmet, mund të qëndroni më të thatë dhe të jeni më pak të rrezikuar nga grumbullimi i baktereve, që do të thotë më pak infeksione.
Do të ndiheni më rehat: gjumi pa të brendshme është shumë më i rehatshëm për lëkurën tuaj. Trupi juaj nuk do të ndihet i kufizuar nga pëlhurat e ngushta dhe lëkura juaj do të jetë e lirë nga çdo shenjë apo acarim i lënë pas nga veshjet e ngushta. Nëse zakonisht ndiheni jo rehat nga veshjet e ngushta, gjumi nudo mund t’ju ndihmojë të flini më mirë dhe të keni një gjumë më të qetë të natës.
“Nëse nuk jeni mësuar të flini nudo, provojeni këtë verë për të parë nëse po ndjeheni më i freskët. Megjithatë nëse nuk ndjeheni rehat ta bëni këto, provoni pizhame të rehatshme pambuku”, shtoi ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjërat që duhet t’i dini kur filloni agjërimin në ditët e para

Metoda e famshme e “lundrimit”, si ta kuptoni nëse vezët janë prishur

Medikamente në vlerë rreth 550 mijë euro për trajtimin e diabetit TIP 2- Aksioni për nëna dhe fëmijë dhe Americares mbështesin personat me diabet TIP 2 në Klinikën e Endokrinologjisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe