Për 25 vite me radhë, dhjetëra mijëra familje me fëmijë jetimë nga e gjithë Kosova kanë përfituar nga mishi i kurbanit, obligim të cilin bamirësit kanë vendosur ta kryejnë tek ne ndër vite.

Andaj edhe këtë vit, Islamic Relief Kosova organizon therjen e Kurbanit (me çmimi prej 180€ për hise në lopë), për ta dërguar në vend amanetin tuaj. Mishi i kurbanit iu shpërndahet familjeve në nevojë, ndërkohë që një pjesë të mishit mund ta merrni dhe ta shijoni për veten dhe familjen tuaj.


Pse kurbani në Islamic Relief?

-Islamic Relief Kosova kujdeset për plotësimin e të gjitha dispozitave islame dhe standardeve higjienike

-Fillimisht kafshët kontrollohen dhe përzgjidhen nga veterineri ynë

-Therja e kurbanëve bëhet në prezencën e një Hoxhe dhe stafit të Islamic Relief Kosova

-Thertorja e Islamic Relief Kosova është e licencuar për therjen e kurbaneve

-Vetë stafi i Islamic Relief e monitoron gjithë procesin e therjes së kurbanit

-Mishi ruhet në hapësira me standarde të larta higjienike

-Bëhet ngrirja e thellë e mishit që të ruhet sa më mirë

-Shpërndarja e mishit bëhet tek fëmijët jetimë dhe familjet në kushte të vështira jetësore të verifikuara nga stafi i Islamic Relief

-Një pjesë të mishit (rreth 7kg) mund ta merrni për ta shijuar ju dhe të afërmit tuaj.

Përveç mishit të kurbanit, Islamic Relief Kosova synon që 2 000 fëmijëve jetimë t’u dhurojmë dhurata Bajrami në mënyrë që edhe ata t’i gëzohen festës sikurse fëmijët tjerë. Po ashtu me mbështetjen e donatorëve shpresojmë t’u sigurojmë fëmijëve jetimë edhe rroba të reja për Bajram, siç edhe është traditë për shumë familje në vendin tonë.

Për të gjitha këto aktivitete, të interesuarit mund të kontribuojnë përmes webfaqes, xhirollogarisë apo fizikisht në zyret tona.

-Web: islamicreliefkosova.org

-Xhirollogaria në NLB:1708200008014285 (Swift Code:NLPR XK PR, IBAN: XK05)

-Zyret tona: Prishtinë, Mitrovicë, Prizren, Pejë, Gjilan, Ferizaj dhe Kamenicë.

Për më shumë informata na kontaktoni:

Numri i telefonit: +383 45 906 733 

Facebook: Islamic Relief Kosova