LAJMI I FUNDIT:

Arsovski: Të gjithë nga PSP të cilët kanë vjedhur para të japin dorëheqje

Arsovski: Të gjithë nga PSP të cilët kanë vjedhur para të japin dorëheqje

Të gjithë prokurorët dhe hetuesit nga PSP, të cilët ishin pjesë e shoqatës kriminale dhe që masakruan paratë e njerëzve të japin dorëheqje, në mënyrë që të mos pengojnë hetimin për paratë që u masakruan nga PSP, që janë para për qytetarët, kërkoi zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski.

“Duhet të ketë përgjegjësi për vjedhjen miliona eurove. Nëse ata nuk japin dorëheqje, prokurori publik që po zhvillon hetimin duhet të kërkojë që ato të pezullohen deri në përfundimin e të njëjtit hetim. Prokurorët dhe hetuesit publik që ishin pjesë e shoqatës kriminale dhe Katica Janeva, së bashku me ta, i njihnin shumë mirë ligjet dhe për këtë arsye ne dyshojmë se ata qëllimisht hynë në shpërndarjen e paligjshme të parave publike dhe heshtën për shtesat e mëdha, përkatësisht, ligjet janë të qarta.


Katica Janeva mund të marrë një pagë prej 90% të pagës së Prokurorit Publik të Republikës, ndërsa bashkëpunëtorët e saj dhe ajo nuk mund të ketë shtesa më të larta se 35% të pagës. Fatkeqësisht shohim që miliona euro janë shpërndarë pa asnjë bazë dhe pa asnjë kriter. Që do të thotë se të gjithë në PSP me vetëdije kanë shkelur ligjin, duke menduar se askush nuk do të kërkojë përgjegjësi prej tyre”, tha Arsovski.

Prokuroria, shtoi Arsovski, ka një detyrim të pezullojë punën e tyre në mënyrë që të mos ndërhyjnë në hetim, dhe këtë duhet ta bëjë menjëherë./Telegrafi/