Rregulli, standardi i 6-të i OKB-së – Shkollimi: Shtetet duhet të njohin pranimin e mundësive të barabarta për shkollim fillor, të mesëm dhe të lartë, të rinjtë dhe të rriturit me aftësi të kufizuar në mjedis të integruar.

Shkollimi i fëmijëve me nevoja të veçanta në Kosove ka bërë kohëve të fundit që të jetë temë diskutimi si në familje ashtu edhe në institucione arsimore. Me vetë faktin se gjendja e përgjithshme e shkollimit të tyre është shqetësuese për shkak të mos përfshirjes në sistemin arsimore të një numri të madhe të fëmijëve. Edhe për kundër angazhimeve të bëra nga Ministria e arsimit shkencës dhe teknologjisë në bashkëpunimi me OJQ-të e personave me aftësi të kufizuar mbetet zbatimi i planit për gjithë përfshirje të fëmijëve me nevoja te veçanta në institucionet arsimore.


Nëse bëjmë një skenim të shpejtë të sistemit të arsimit special në Kosovë del se kapacitete e limituara të regjistrimit të shkollave special, sidomos në zonat rurale, e ka bërë përfshirjen e shumicës se fëmijëve me nevoja të veçanta të pamundur. Për shkake te pamundësisë së mbikëqyrjes së prindërve të tyre në shkollat ekzistuese të arsimit special, ku si pasojë ka një përfshirje të vogël në arsim. Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë ka një politikë që të avancojë arsimin e fëmijëve me nevoja të veçanta përmes arsimit gjithëpërfshirës dhe përmes Njësisë se Arsimit special në kuadër të kësaj ministrie. Dhe me këtë rast MASHT ka caktuar donator ndërkombëtar që të jetë agjenci drejtuese e projekteve të lidhura me komponentë të ndryshme të sistemit arsimor, Mbështetja Finlandeze e zhvillimit të sektorit të arsimit (FSDEK).

Gjatë viteve 1999 ishin identifikuar shumë probleme të cilat theksuan nevojën për ndryshim ne arsimin special. Nevoja për të bashkuar strukturat paralele shkollore, vështirësitë lidhur me funksionimin e shkollës, përfshirë mungesën e lëndëve, shkalla jo e kënaqshme në arritje (arsimi parashkollor dhe atë të mesëm), planprogramet e vjetra, nevoja e trajnimit të mësimdhënësve me metoda të reja, specifika për lloje te paaftësive (përfshirë mësimin e nxënësve të verbër dhe atyre me dëmtime me të dëgjuarit), diagnostifikimi dhe klasifikimi i fëmijëve që implementohet pjesërisht për shkak të mungesës së ekspertëve.

Te rikujtojmë se Kosova ka 7 shkolla special, 5 nga shkollat janë të përcaktuara për dëmtime intelektuale, 1 shkollë për të verbër dhe probleme në dëgjim, veç këtyre edhe 46 paralele të bashkangjitura, ndërsa tash së fundi është bërë edhe gurthemeli i qendrës burimore në Prishtinë.

Prishtina si kryeqytet as për se afërmi nuk i përmbush nevojat e arsimit të mesëm dhe atij fillorë, po e përsëris prapë edhe për kundër faktit të zhvillimeve të fundit rreth implementimit të strategjisë për gjithëpërfshirje të fëmijëve me nevoja të veçanta. Arsimi gjithëpërfshirës është një filozofi e re në Kosovë i cili ofron arsimim fëmijëve me nevoja të veçanta përbrenda sistemit arsimor të rregullte në klasa me fëmijët tjerë. Prandaj shkolla e rregullt në ketë rast siguron një arsim efektiv për një numër të konsiderueshëm duke zvogëluar në ketë mënyre sistemin e ndarë arsimor.

Funksionim i klasave të bashkangjitura, temë tjetër ndoshta, e cila mundëson që të zhvillohen modele dhe procedura të duhura për përfshirje, që në të ardhmen gradualisht do të transformohen në qendra burimore, e të cilat e mbështesin arsimin gjithëpërfshirës. Dhe me këtë rast shkollat special mbesin pjesëmarrës në procesin e zhvillimit dhe implementimit të arsimit gjithë përfshirës, andaj zhvillimet e fundit të politikes është konvertimi i këtyre shkollave në qendra burimore të mundshme, model ky i përdorur në shumë vende të zhvilluara. Andaj qendra burimi more duhet te asistojë në organizimin e shkollave që të plotësojnë nevojat e nxënësve me paaftësi në arsim, duke kryer vlerësime si dhe program trajnime shëruese duke luajtur rol kështu në sigurimin e nevojave mjekësore, shëndetësore dhe terapeutike të nxënësve.

Pjesa me e dhimbshme e gjithë kësaj është se Kosova nuk ka një qendër diagnostifikuese për paaftësi apo aftësi e shkollimit te fëmijëve, andaj lirishte munde tq thuhet se këtu është edhe pikë qëndrimi i diskriminimit apo mospërfshirjes së tyre edhe në shkolla të rregullta. Dhe jo vetëm kaq mjafton të shikohen në mënyrë vizuale qasja në objektet shkollore, sa e mundëson shkollimin e një fëmije në karrocë apo një fëmije të verbër. Brenga më e madhe dhe shqetësimi më i madh i drejtorëve të shkollave fillore dhe atyre të mesme është se si të punohet me këta nxënës apo edhe si të trajtohen? … shumë thjeshtë vetëm të shikohet ligji mbi arsimin fillor dhe atë të mesëm, nuk konsiderojë qe do ketë dilema mbi shkollimin e këtyre fëmijëve.

Ose, do ta theksoja Deklaratën e Salamankës mbi edukimin inkluziv ku thotë: “Shkollat e rregullta me orientim përfshirës janë mjete më të efektshme për të luftuar qëndrimet diskriminuese, për të krijuar komunitet mikpritës, për të ndërtuar shoqëri gjithë përfshirëse dhe për të arritur edukim për të gjithë dhe mbi të gjitha efektivitetin e kostos së të gjithë arsimit arsimor. Në këtë mënyre që të arrihet ky synim, sistemi arsimor duhet të përshtatet jo vetëm në lidhje me lehtësi fizike, por edhe në drejtim të fleksibilitetit të kurikulave, mbështetjes, edukimit të vazhdueshëm për mësuesit dhe lehtësira për pajisjet ndihmese për fëmijë”.