LAJMI I FUNDIT:

Arsim Bajrami viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Një betejë e fortë ligjore po na pret, për të dëshmuar pafajësinë e tyre

Arsim Bajrami viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Një betejë e fortë ligjore po na pret, për të dëshmuar pafajësinë e tyre

Ish ministri i arsimit, Arsim Bajrami ka njoftuar se ka qëndruar për disa ditë në vizitë në Hagë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Bajrami bëri të ditur që ka vizituar ish-krerët e UÇK-së që po qëndrojnë nën paraburgim.

“Në një vizitë disa ditëshe në Hagë vizitova të gjithë të paraburgosurit, të cilët padrejtësisht në shkelje të konventave ndërkombëtare dhe të drejtës ndërkombëtare penale po mbahen të arrestuar”, shkroi ai.


Ndër te tjerash ai tha se një betejë e fortë ligjore na pret për të dëshmuar pafajësinë e të arrestuarve.

“Një betejë e fortë ligjore po na pret, për të dëshmuar pafajësinë e të arrestuarve  dhe për ta rrëzuar kualifikimin e pa saktë për ” ndërmarrjen e përbashkët kriminale”. Gjenocidi i Serbisë në Kosovë ka qenë ndërmarrje e organizuar shtetërore, kurse lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë mbrojtëse dhe çlirimtare. Ketë do ta dëshmojë edhe ky gjykim, karakteri i pathyeshëm i udhëheqësve dhe themeluesve të UÇK-së, të cilën e pashë  gjatë kësaj vizite.  Një numër i madh i avokatëve, juristëve e specialisteve po punojnë,që në mënyrë profesionale  dhe shkencore të dëshmojnë pastërtinë e luftës së UÇK-së”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori