Arsenali pritet të ndëshkohet me një gjobë prej 25,000 eurosh nga Federata Angleze e Futbollit pas ndeshjes së barazuar 1-1 ndaj Chelseat në “Stamford Bridge”.

Gjatë sfidës së së dielës mbrëma, gjashtë futbollistë të Arsenalit u ndëshkuan me karton të verdhë: Martin Zubimendi, Cristhian Mosquera, Riccardo Calafiori, Piero Hincapie, Myles Lewis-Skelly dhe Viktor Gyokeres.


Sipas rregullores së FA-së, çdo ekip që grumbullon gjashtë ose më shumë kartonë të verdhë brenda një ndeshjeje gjobitet automatikisht.

Shuma prej 25,000 eurosh aplikohet si ndëshkim standard për herën e parë gjatë sezonit.

Në rast se Arsenali shkel sërish këtë limit, gjoba do të dyfishohet në 50,000 euro, ndërsa për çdo rast pasues parashikohet një ndëshkim shtesë prej 25,000 eurosh.

Pavarësisht numrit të kartonëve, skuadra e Mikel Artetës vlerësohet se ishte më e disiplinuar në fushë, duke qenë se Chelsea luajti me një lojtar më pak për gati një orë pas ndërhyrjes së ashpër të Moises Caicedos ndaj Mikel Merinos. /Telegrafi/

telegrafi sport app