Përkundër humbjes së garës së titullit në Ligën Premier, Arsenali pritet ta nderojë kampionin e ri të Ligës Premier, në ndeshjes mes tyre këtë javë.

Sipas Daily Mail, Arsenali është i vendosur të ruajë traditën e futbollit duke i dhënë Liverpoolit një “gardë nderi” përpara përballjes së tyre të ardhshme në Anfield këtë të diel.


Pavarësisht debatit të kohëve të fundit mbi rëndësinë e gjestit - veçanërisht pas disa reagimeve negative pas versionit të Chelseat - skuadra e Mikel Artetas do të vazhdojë me nderimet si shenjë respekti për kampionët e rinj të Ligës Premier.

Klubi londinez thuhet se e sheh gjestin jo si një detyrim, por si një simbol të sportivitetit dhe profesionalizmit.

Kjo do të vjen pavarësisht se Arsenali humbi titullin e Ligës Premier për herë të tretë radhazi, dy herët e fundit ndaj Manchester Cityt dhe tani ndaj skuadrës së Arne Slot. /Telegrafi/

telegrafi sport app