LAJMI I FUNDIT:

Arsenali i njofton skuadrat e interesuara për çmimin e Folarin Balogun

Arsenali i njofton skuadrat e interesuara për çmimin e Folarin Balogun

Folarin Balogun ka qenë një nga sulmuesit më të mirë në elitën e futbollit francez me fanellën e Stade Reims.

Sulmuesi amerikan shkëlqeu me fanellën e Stade Reims dhe tani ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të mëdha.

21-vjeçari ishte i huazuar te Stade Reims nga Arsenali dhe ka shkëlqyer duke realizuar 21 gola e duke asistuar në tre të tjerë në 37 ndeshje zyrtare në Ligue 1.


Inter, Milan, Napoli, Juventus, RB Leipzig, Lille, Crystal Palace e Aston Villa janë vënë në ndjekje të sulmuesit amerikan.

Interi rivalizon Milanin për transferimin e Folarin Balogun
Lexo po ashtu Interi rivalizon Milanin për transferimin e Folarin Balogun

Përkundër se ka kontratë me Arsenalin, Balogun do të largohet gjatë verës dhe londinezët tanimë i kanë caktuar edhe çmimin e largimit.

The Sun ka njoftuar se Topçinjtë i kanë njoftuar skuadrat e interesuara për të se duhet të paguajnë 40 milionë euro për transferimin e Balogun.

Milani e do Folarin Balogun - por ka dy probleme kyçe
Lexo po ashtu Milani e do Folarin Balogun - por ka dy probleme kyçe

Vet sulmuesi amerikan nuk dëshiron të mbetet në Emirates Stadium pasi ka konkurrencë Gabriel Jesusin i cili shihet si zgjedhja e parë për trajnerin Arteta.

Gjithsesi largimi i tij nga Arsenali është mëse i sigurt, por mbetet të shihet se cila skuadër do të ofrojë shumën e kërkuar nga Arsenali. /Telegrafi/