Arsenali është favorit që të nënshkruajë me yllin belg që luan në Kinë te Dalian Yifang, Yannick Carrascon.

Sipas Sky Sport Italia, Carrasco dëshiron të luajë në ligën premier, ku përveç Arsenalit, interesim ka shfaqur edhe Manchester Unitedi.


Në anën tjetër në Itali ka interesim për lojtarin nga Milani.

922cd2aa 1d43 4b35 83da da539a237195 Carrasco aktualisht luan në Kinë

Lojtari fillimisht e ka pëlqyer idenë që të luajë te klubi italian, por tashmë ofertat nga anglezët e kanë lëkundur.

Rossonerët flitet se nuk kanë para të gatshme që ta blejnë lojtarin që kaloi në Kinë nga Atletico Madridi.

GettyImages 995598114 Yannick Carrasco gjatë botërorit . (Photo by Kevin C. Cox/Getty Images)

Carrasco ka luajtur edhe te Monaco, ndërsa aktualisht ka 25 vjet, që i bie se mund të luajë edhe shumë vite në futbollin elitar.

Ai është pjesë e kombëtares belge, ndërsa luajti edhe në Kampionatin Botëror të zhvilluar në Rusi vitin që sapo e lamë pas. /Telegrafi/

telegrafi sport app