LAJMI I FUNDIT:

Arsenali ‘arrin marrëveshje’ për transferimin 50 milionësh të sulmuesit spanjoll

Arsenali ‘arrin marrëveshje’ për transferimin 50 milionësh të sulmuesit spanjoll

Pasi mbetën gjashtë pikë mbrapa Liverpoolit në garën për titull, duket se Mikel Arteta ka identifikuar një repart të rëndësishëm për ta përforcuar dhe është i gatshëm të shpenzojë një shumë të madhe të parave për ta bërë këtë. 

‘Topçinjtë’ ishin rivali më i afërt i Manchester Cityt në tabelën e Ligës Premier sezonin e kaluar dhe pritet që të luftojnë për titullin e tyre të parë që nga viti 2004. 

Por kur City ra nga forma, Arsenali dështoi që ta shfrytëzojë këtë në avantazhin e tyre dhe këtë e bën Liverpooli dhe Chelsea. 


Por krahu i majtë i sulmit të tyre, aty ku opsionet aktuale Gabirel Martinelli, Leandro Trossard dhe Raheem Sterling kanë shënuar së bashku gjashtë gola dhe kanë dhuruar katër asistime, duhet të përforcohet. 

Arsenali dhe Liverpooli njoftojnë Barcelonën për interesimin që kanë për yllin e tyre
Lexo po ashtu Arsenali dhe Liverpooli njoftojnë Barcelonën për interesimin që kanë për yllin e tyre

Tani, sipas raportimeve nga Spanja, Arsenali është pajtuar që të paguajë 50 milionë euro për transferimin e yllit të Las Palmas, Alberto Moleiro.  

Reprezentuesi i grupmoshave U21 të Spanjës, Moleiro ka qenë pjesë e Las Palmas gjatë gjithë karrierës së tij dhe këtë sezon po shkëlqen në La Liga me katër gola në 15 ndeshje. 

Moleiro është gjithashtu në gjendje që të luajë në rolin e trekuartistit, por ai gjithashtu posedon edhe një goditje të fortë nga jashtë zonës. 

Sipas mediumit spanjoll Fichajes, Moleiro ka kapur syrin e një numri klubesh rreth Evropës, por Arsenali tashmë ka vendosur që ta paguajë klauzolën e tij të lirimit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori