Arsenali është rikthyer fuqishëm, duke triumfuar 4-1 si mysafir ndaj Tottenhamit në derbin e zjarrtë të Londrës, në kuadër të javës së 27-të të Ligës Premier.

Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta zhvilloi një paraqitje bindëse, ndërsa protagonisti absolut i mbrëmjes ishte Eberechi Eze, i cili rezultoi i pandalshëm për mbrojtjen vendase.


Arsenali kaloi në epërsi në minutën e 32-të, kur pas një tollovie në zonë, Bukayo Saka asistoi për Ezen, i cili realizoi me qetësi për 0-1.

Tottenhami reagoi shpejt dhe barazoi në minutën e 34-t me anë të Randal Kolo Muani, që përfitoi nga një hapësirë në zonë dhe dërgoi topin në rrjetë për 1-1.

Në pjesën e dytë, “Topçinjtë” u shfaqën më konkretë. Në minutën e 47-të, Viktor Gyökeres provoi nga distanca dhe me një goditje të saktë brenda shtyllës së djathtë realizoi për 1-2, duke i dhënë sërish avantazhin mysafirëve.

Arsenali vazhdoi të sulmonte, me Sakan që rrezikoi disa herë, ndërsa portieri i Spurs, Guglielmo Vicario, shpëtoi vendasit nga një gol i sigurt.

Në minutën e 61-të, Eze kompletoi paraqitjen e tij të shkëlqyer. Pas një topi të mbetur në zonë, ai reagoi më shpejt se të gjithë dhe realizoi për 1-3, duke vulosur rezultatin përfundimtar.

Tottenhami tentoi të rikthehej në lojë dhe madje shënoi me Kolo Muani, por goli u anulua për faull. Në minutat e fundit, Richarlison pati një rast të artë, por goditja e tij ishte e dobët dhe u ndal lehtësisht nga David Raya.

Viktor Gyokeres shënoi në kohën shtesë për ta kompletuar fitoren në 4-1.

Me këtë fitore të madhe në derbin lokal, Arsenali rikthehet te suksesi dhe mban vendin e parë me pesë pikë më shumë se Man City, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
telegrafi sport app