Arsenal – Newcastle, formacionet zyrtare - dy shqiptarë titullarë

Arsenali dhe Newcastle United kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.
Topçinjtë janë nikoqir të Laraskave në takimin e vlefshëm për javën e 26-të, ndeshje që zhvillohet në Emirates nga ora 17:30.
Ekipi i Mikel Artetas vjen në këtë takim pas katër barazimeve radhazi dhe synon t’i kthehet fitores për të mbetur në hap me një pozitë që i dërgon në Evropë.
Në anën tjetër, mysafirët kanë formë pozitive pa humbje në katër ndeshje dhe do të ishin të lumtur me një pikë nga ky udhëtim.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Te vendasit titullar janë edhe dyshja shqiptare, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.
Arsenal: Leno; Bellerin, Mustafi, Luiz, Saka; Xhaka, Ceballos; Pepe, Ozil, NKeitah; AubameyangNewcastle: Dubravka; Lazaro, Fernandez, Lascelles, Clark, Rose; Almiron, S.Longstaff, Bentaleb, Sant-Maxim; Joelington/Telegrafi/






















































