Arsenal - Burnley, formacionet zyrtare

Arsenali dhe Burnley kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.
Topçinjtë janë nikoqir të Burnleyt në ndeshjen e vlefshme për javën e 37-të të kampionatit anglez, e cila zhvillohet në Emirates nga ora 17:30.
Skuadra e Arsene Wengerit ka siguruar tashmë kualifikimin për në Ligën e Evropës dhe do të luaj pa presion të rezultatit.
Edhe mysafirët e Burnleyt kanë siguruar kualifikimin për në Ligën e Evropës, ashtu sikurse Arsenali dhe do të luajnë pa asnjë lloj presioni.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacione të kombinuara, ndërsa te vendasit startues është Granit Xhaka, por jo edhe Shkodran Mustafi.
Arsenal: Cech; Bellerin, Chambers, Mavropanos, Kolasinac; Xhaka, Wilshere; Mkhitaryan, Iwobi, Aubameyang; Lacazette.





















































