Arsenali ka fituar në derbin e zjarrtë lokal ndaj Chelseat me rezultat të thellë 3-1 në kuadër të javës së 15-të në Ligën Premier.

Ekipi i Mikel Artetas i është kthyer fitores pas shtatë ndeshjeve në kampionat duke marrë një fitore të madhe ndaj rivalëve të tyre lokal, Chelseat.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Alexandre Lacazette (35’), Granit Xhaka (44’) dhe Bukayo Saka (56’) për vendasit, ndërsa Tammy Abraham (85’) për mysafirët.

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte anësori anglez, Saka, i cili pas golit të shënuar dhe paraqitjes së mirë u notua me 7.4.

saka xhaka laca

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për dyshen e Chelseat, Timo Werner dhe Mateo Kovacic, të cilët u vlerësuan me notë 5.9.

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe mesfushori shqiptar, Xhaka, i cili pati një paraqitje brilante dhe me një supergol të shënuar u notua me 7.3.

Arsenal:

notat arsenali e1609011636812

Chelsea:

notat arsenali 1 e1609011651494

/Telegrafi/

telegrafi sport app