Arriti marrëveshje me Vëllaznimin, përfundoi te Trepça ‘89 brenda natës – Hyseni zbulon se si ndodhi edhe pse u prezantua

Berat Hyseni është i ftuari i radhës në podcastin që është Prodhim i Telegrafit, “Arena e Yjeve”.
Ish-lojtari ka rrëfyer për shumë prapaskenat, ndër to edhe si kishte marrëveshje me Vëllaznimin, por përfundoi te Trepça ’89.
“U kry sezoni, u shpalla golashënuesi më i mirë i sezonit. Ishin Drenica, Prishtina, Trepça ’89, Vëllaznimi dhe Gjilani”, rrëfen Hyseni.
“Vendosa të shkoja të bisedoja me Drenicën, tani të shkoja në Gjakovë. Kemi shkuar te Drenica, kemi biseduar, më pas kemi shkuar në Gjakovë me Bardhyl Kaçiun”.
“Jemi ulur te komuna, trajner ishte Ajet Shosholli, e kemi bërë një marrëveshje, mi plotësuan të gjitha kushtet, por...”, vazhdon rrëfimin e tij ish-lojtari.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink. /Telegrafi/










































