20 mijë vaksinat AstraZeneca që Greqia i ka dhuruar Shqipërisë janë nisur drejt Tiranës ditën e sotme.

Avioni i posaçëm i Qeverisë greke do të dorëzojë më parë 20 mijë doza dhuratë në Shkup dhe më pas do të shkojë në kryeqytet.

Greqia ka premtuar edhe doza të tjera vaksinash në ndihmë të vendeve të rajonit. /TCH/