LAJMI I FUNDIT:

Arrihet marrëveshja – Samsung e furnizon Apple me ekranet e reja OLED për iPhone

Arrihet marrëveshja – Samsung e furnizon Apple me ekranet e reja OLED për iPhone
Men are silhouetted against a video screen as they pose with Samsung Galaxy S3 and iPhone 4 smartphones in this photo illustration taken in the central Bosnian town of Zenica, May 17, 2013. REUTERS/Dado Ruvic (BOSNIA AND HERZEGOVINA - Tags: BUSINESS TELECOMS) - RTXZQ3W

Samsung Display, një segment i kompanisë Samsung Electronics ka finalizuar marrëveshjen me Apple për furnizimin e kompanisë amerikane me 60 milionë panele OLED, për gjeneratën e ardhshme të iPhone.

Kjo është marrëveshja e dytë në mes palëve; marrëveshja paraprake ka shtyer Samsung Display të furnizoj Apple me 100 milionë panele OLED për iPhone.


Sipas rezultateve financiare të Apple, 200 milionë iPhone janë shitur në 2016 dhe prej tyre 160 milionë ekrane kanë krijuar 80 për qind të të gjitha shitjeve.

Burimet e deritanishme kanë bërë të ditur se panelet OLED do të përdoren vetëm në modelet premium të iPhone të ardhshëm. Megjithatë, marrëveshja e re bën të kuptohet se ky lajm nuk është i saktë.

Asnjëra prej kompanice nuk ka komentuar publikisht për marrëveshjen deri më tani.