LAJMI I FUNDIT:

Arrihet marrëveshja mes palëve, Gripshi bëhet me skuadër të re – zyrtarizimi në 48 orët e ardhshme

Arrihet marrëveshja mes palëve, Gripshi bëhet me skuadër të re – zyrtarizimi në 48 orët e ardhshme

Nazmi Gripshi pritet të zyrtarizohet te skuadra e re në orët e ardhshme, pas largimit nga Ballkani.

Mesfushori shqiptar ka qenë që katër vite pjesë e Ballkanit të Suharekës, derisa karrierën do ta vazhdoj jashtë Kosovës.

Telegrafi mëson se pas negociatave disa ditore, Gripshi ka arritur marrëveshje me gjigantin nga Kazakistani, FC Astana.


Nazmi Gripshi mbetet i lirë, oferta nga gjashtë shtete të ndryshme
Lexo po ashtu Nazmi Gripshi mbetet i lirë, oferta nga gjashtë shtete të ndryshme

Marrëveshja është kryer tanimë dhe lojtari pritet të zyrtarizohet nga skuadra e tij e re në 48 orët e ardhshme.

Interesim të madh për Gripshin kishte edhe nga klubet kosovare si Drita, Prishtina e Suhareka, por edhe të tjera shqiptare si Gostivari, Shkëndija, Partizani e Egnatia.

Megjithatë lojtari ishte i vendosur të largohet nga futbolli shqiptar dhe karrierën ta vazhdoj në një kampionat më të fortë.

Zyrtare: Ballkani konfirmon largimin e Nazmi Gripshit
Lexo po ashtu Zyrtare: Ballkani konfirmon largimin e Nazmi Gripshit

Për lojtarin oferta kishte edhe nga Turqia, Rumania e Polonia, por oferta nga Astana ka qenë shumë më e mirë dhe ai karrierën do ta vazhdoj në këtë klub.

26-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 31 ndeshje në Superligë ku ka shënuar 15 gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë. Gjithsesi ai ka edhe 19 ndeshje të tjera në garat si Liga e Konferencës, kualifikimet për Ligën e Kampionëve, Kupa dhe Superkupa e Kosovës ku ka edhe pesë gola të tjerë dhe tre asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Boks
Carragher zbulon favoritin për të fituar Ligën e Kampionëve, nuk është Liverpooli

Carragher zbulon favoritin për të fituar Ligën e Kampionëve, nuk është Liverpooli

Liga e Kampionëve
Dyshohet se edhe vëllai i Besar Nimanit ka mbetur i plagosur nga të shtënat

Dyshohet se edhe vëllai i Besar Nimanit ka mbetur i plagosur nga të shtënat

Boks
Publikohen detaje shtesë: Janë plagosur babai dhe vëllai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit nga Kosova

Publikohen detaje shtesë: Janë plagosur babai dhe vëllai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit nga Kosova

Boks
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Mësohet se ku do ta vazhdoj karrierën Kevin De Bruyne pas largimit nga City

Mësohet se ku do ta vazhdoj karrierën Kevin De Bruyne pas largimit nga City

Premier League
Kalo në kategori