LAJMI I FUNDIT:

I arrestuar për vjedhje në Durrës, i pandehuri humb ndjenjat në gjykatë

I arrestuar për vjedhje në Durrës, i pandehuri humb ndjenjat në gjykatë

Orges Mona dhe Erlind Shehaj, të arrestuar për grabitjen e xhiros së një dyqani në Durrës, kanë dalë sot para gjykatës.

Gjatë seancës, Shehaj ka humbur ndjenjat dhe është dërguar me urgjencë, i shoqëruar nga forcat e policisë, drejt spitalit rajonal Durrës, raporton Euronews Albania.


Shehaj dhe Mona vodhën nën kërcënimin e armës së zjarrit, xhiron ditore prej 15 mijë lekësh të një biznesi në lagjen nr. 15, Durrës.

Policia sekuestroi automjetin dhe veshjet që ata përdorën gjatë kryerjes së vjedhjes.

Të rinjtë janë emra të njohur për blutë e qytetit pasi janë dënuar më parë për vjedhje dhe për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. /Telegrafi/