Arrestohet shtetasja serbe, hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë

Një shtetase e Serbisë është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi kishte kaluaar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë.
Në lidhje me këtë rast policia ka njoftuar se asaj i është bërë kontrolli mjekësor për virusin COVID-19.
E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje teksa rasti vazhdon të hetohet.
“Mitrovicë 08.05.2020-19:00. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Serbisë , pasi që e njëjta përmes rrugëve alternative ka kaluar ilegalisht kufirin R. Serbisë –R. Kosovës. E njëjta pas kontrollit mjekësor të virusit COVID -19, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton Policia e Kosovës. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
09/05/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































