Arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e gruas së tij me sopatë në Gadime të Lipjanit.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.


Sipas saj, personi dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.

“Po rreth orës 12:30 është arrestuar i dyshuari K.E., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘Vrasje e rëndë në tentativë’ sipas nenit 173 te kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Ndryshe, gruaja që dyshohet se u sulmua me sëpatë sot nga burri i saj në Gadime të Lipjanit, është në gjendje stabile.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla.

“Gjendja e saj është stabile”, tha shkurt Syla. /Telegrafi/