Një person është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën “nxitja e përçarjes dhe mos durimit”, pasi ka publikuar një video në rrjetet sociale.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 03:00 në rrugën Mitrovicë-Podujevë.


Tutje në raport bëhet e ditur se nga i dyshuari është sekuestruar një telefon, një video kamerë, dy pasaporta të Kosovës si dhe një palë dylbi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka kryer veprën e lartcekur përmes publikimit të një videoje në rrjete sociale. Nga i dyshuari është sekuestruar një telefon, një video kamerë, dy pasaporta të Kosovës si dhe një palë dylbi”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në raport bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/