Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person për shit-blerje të narkotikëve.

Në raportin policor bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë, të premten në ora 20:30.


“Pas një pune operative hetimore është arrestuar një mashkull kosovar si i dyshuar për shit-blerjen e narkotikëve dhe gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 11 fishekë, një telefon mobil dhe 140 euro”, thuhet në raport.

Në konsultim me prokurorin janë kontrolluar dy banesa dhe disa podrume të objekteve banesore që ishin në shfrytëzim nga i dyshuari ku janë gjetur dhe sekuestruar edhe 17.08 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, një mjet shpërthyes (bombë), një armë automatike AK 47, një pistoletë, 20 fishekë, një peshore digjitale për matjen e narkotikëve, dhe një DVR 0 kamerave.

Policia njofton se i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/