Pas informatave të grumbulluara nga pista të ndryshme me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, sipas Policisë së Kosovës janë marrë dosjet e tenderit në Kuvendin Komunal në Prizren, dosje këto që kishin të bëjnë me dyshimet se punonjësi komunal i zyrës së prokurimit, me inicialet M.SH.K., ka zhvilluar të gjitha procedurat e prokurimit pasi që është bërë furnizimi me dhurata për Vitin e Ri për të gjithë zyrtarët komunalë në Prizren, që ishin të parapara në kontratë.

“Pas analizimit të tenderit hetuesit policorë kanë vërejtur se komisioni për vlerësimin e ofertave nga Kuvendi Komunal në Prizren ka shpërfillur ligjet e prokurimit në fuqi. Vlera e këtij tenderi kap shumën prej 42.000 eurove”, thuhet në një komunikatë të Policisë së Kosovës.


Në konsultim me prokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme hetimore. /Telegrafi/