LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një rreshter policor dhe rekomandohet suspendimi i policëve të tjerë

Arrestohet një rreshter policor dhe rekomandohet suspendimi i policëve të tjerë
Foto: Ilustrim

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), njofton se në dy raste të ndara ka realizuar disa veprime hetimore në konsultim edhe me prokuroritë kompetente.

Sipas njoftimit për media, si rezultat i hetimeve të suksesshme në njërin rast është arrestuar një zyrtar policor kurse në rastin tjetër është dhënë rekomandimi për suspendimin e tre punonjësve të PK-së.


“Arrestimi i zyrtarit policor është realizuar sot (05.08.2019) në orët e mbrëmjes ku hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë arrestuar një të dyshuar (rreshter policor në Drejtorinë Rajonale të Gjakovës) me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale kanosje dhe dhunë në familje. Arrestimit i kanë paraprirë veprimet hetimore kurse të dyshuarit tashmë të arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se rasti tjetër (rasti i dytë) është realizuar sot në Prishtinë ku IPK-ja ka pranuar informacion se tre zyrtarë policorë kanë qenë të përfshirë në një incident pas një mosmarrëveshje mes njërit tjetrit.

“Hetuesit e IPK-së kanë reaguar menjëherë posa e kanë pranuar informacionin dhe të njëjtit janë duke ndërmarrë akoma veprime hetimore në teren konform autorizimeve ligjore të IPK-së dhe konsultimeve nga prokurori kompetent. Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, IPK ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tre zyrtarëve policorë të përfshirë si të dyshuar në këtë rast”, thekson njoftimi i IPK-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Drejtësi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori