LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një polic dhe katër qytetarë, dyshohen për disa vepra penale

Arrestohet një polic dhe katër qytetarë, dyshohen për disa vepra penale

Një polic së bashku me katër qytetarë janë arrestuar mëngjesin e sotëm nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Inspektorati Policor i Kosovës njofton se të njëjtit dyshohet për kryerjen e veprave penale ““Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar”, neni 414, “Armëmbajtje pa leje” nga neni 366, “Dhënie ndihme kryesit të veprës penale pas kryerjes së veprës penale” nga neni 33 dhe “Organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të kundërligjshëm” nga neni 294 i Kodit Penal të Kosovës, transmeton Telegrafi.


Operacioni i Inspektoratit është zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit.

“Sot që nga orët e hershme të mëngjesit, Inspektorati Policor i Kosovës (tutje IPK), i mbështetur nga njësi të reagimit të shpejtë të policisë ka zbatuar një urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, për kontroll dhe sekuestrim të dëshmive që do të gjenden gjatë kontrollit. Operacioni zhvillua në pesë (5) lokacione të ndryshme ndaj disa të dyshuarve për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të kundërligjshëm”, vijon njoftimi.

Gjatë kontrolleve të lokacioneve të ndryshme hetuesit e IPK-së kanë sekuestruar gjësende të ndryshme përfshirë: disa telefona mobil, dy USB para të gatshme, dy pistoleta etj.

Veprimet tjera hetimore do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori