Arrestohet një person, tentoi të godiste me veturë zyrtarin policor në Prishtinë

Një person është arrestuar për shkak të dyshimit se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën e tij kishte tentuar ta godiste zyrtarin policor, pasi ai i kishte dhënë shenjë-urdhrin që të ndalet.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 22:00, në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën kishte tentuar ta godiste me veturë zyrtarin policor pasi ai i kishte dhënë shenjë-urdhrin që të ndalet. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
10/10/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































