Arrestohet një person nga Kërçova për armë
Siç njofton policia, gjatë ditës së djeshme është arrestuar 72 vjeçari M.B nga Kërçova.
"Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjyqësor janë gjetur dhe konfiskuar një revolver markë e panjohur dhe 14 predha të kalibrit 7.62 mm", thuhet në njoftimin e policisë.
Nga policia thonë se ai u ndalua stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritët kallëzim penal adekuat./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
24/04/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































