Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në një rast të vrasjes në tentativë të ndodhur më 4 tetor.

Sipas raportit zyrtar, njësitë policore në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, kanë realizuar kontrolle në dy lokacione të ndryshme në Prishtinë.


Gjatë aksionit, në lokacionin e parë është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, ndërsa në bastisjen e dytë personi tjetër i kërkuar nuk është hasur në shtëpi.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari i arrestuar është dërguar në mbajtje, ndërsa policia po vazhdon hetimet për kapjen e të dyshuarit tjetër. /Telegrafi/