LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person në pikën kufitare Merdar, dyshohet se kanosi viktimën e fajdesë

Arrestohet një person në pikën kufitare Merdar, dyshohet se kanosi viktimën e fajdesë
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren njofton opinionin publik se pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, në bashkëpunim me Sektorin Rajonal të Hetimeve – DRP në Prizren ka arrestuar në pikën kufitare në Merdar një të dyshuar për kanosje të viktimës së fajdesë.  

I njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

I pandehuri i arrestuar, dyshohet se më datë 06.12.2024 ka kanosur viktimën e fajdesë, përmes rrjetit social “Facebook”, duke i shkruar mesazhe me përmbajtje kërcënuese, duke kërkuar nga i njëjti që të tërhiqet nga deklarata në rastin e fajdesë që kjo prokurori e ka nën hetim.


I njëjti ka lidhje të afërta familjare me të dyshuarin, i cili gjendet në paraburgim për veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 sipas KPRK-së.

I pandehuri i arrestuar, gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh, dhe brenda afatit ligjor, për të njëjtin, prokuroria do të parashtroj kërkesë për caktim të masës së paraburgimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori