LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person në Obiliq

Arrestohet një person në Obiliq
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Obiliq, pasi që i njëjti ka kanosur viktimën mashkull K-Shqiptar.

“Është bastisur shtëpia e të dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe janë konfiskuar një armë AK-47 me një karikator me 15 fishekë, një pushkë gjuetie dhe një pistolete Zastava me një karikator”, thuhet në raportin e policisë.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/