LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim dhe vjedhje

Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim dhe vjedhje
Foto: Arkiv

Policia në Gjilan ka arrestuar një person me inicialet K.S (1991) nën dyshimin për veprën penale ”Mashtrim” dhe “Vjedhje e rëndë”.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se këto raste kanë ndodhur gjatë muajit gusht në qytetin e Gjilanit.


“Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Gjilan me datën 15.08.2023 si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve hetimore ka arritur që të arrestojë të dyshuarin K.S. (viti i lindjes 1991, mashkull kosovar shqiptar).

Arrestimi i tij është bërë pasi që për të njëjtin janë gjetur prova materiale se ka qenë i përfshirë së paku në katër raste të veprave penale si ‘Mashtrim’ dhe ‘Vjedhje e rëndë’ raste të cilat kanë ndodhur gjatë muajit gusht në qytetin e Gjilanit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu sipas intervistimti i të dyshuarit është bërë në bazë të procedurave ligjore dhe ndaj tij prokurori i shtetit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë. /Telegrafi/