Një person mashkull kosovar është arrestuar në Stnqiq të Gjilanit, nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.

Gjatë një bastisjeje në një nga pronat e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe konfiskuar dy armë automatike tip AK-47, si dhe rreth 137 fishekë.


Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente.

Autoritetet bëjnë thirrje për respektimin e ligjit mbi armët dhe sigurinë publike. /Telegrafi/