Arrestohet një person në Fushë Kosovë, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe e kërcënoi me thikë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Fushë Kosovë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe kërcënime ndaj bashkëshortes së tij.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 01:00 ku i dyshuari mashkull kosovar kishte përdorur një thikë kuzhine për ta frikësuar viktimën.
Gruaja ka marrë trajtim mjekësor për shkak të gjendjes së saj të shqetësuar pas incidentit.
Me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për veprën penale “Dhunë në familje”. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































