LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, ngacmoi seksualisht disa herë një vajzë të mitur

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, ngacmoi seksualisht disa herë një vajzë të mitur
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Fushë Kosovë, pasi që i njëjti ka sulmuar seksualisht disa here një vajzë të mitur.

Policia njofton rasti ka ndodhur në rrugën “Nëna Terezë”.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se disa herë e kishte ngacmuar seksualisht viktimën e mitur femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia bën të ditur se rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/