LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person i dyshuar për ‘posedim të paautorizuar të armës’

Arrestohet një person i dyshuar për ‘posedim të paautorizuar të armës’

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 23:15 në Vushtrri, ka konfiskuar një armë zjarri .

“Pas marrjes së informatës se në fshatin Miraq ka të shtëna me armë zjarri, njësitë përkatëse kanë identifikuar dhe kanë lokalizuar vendin e ngjarjes, ku është kontaktuar i dyshuari L. A., 25 vjeçar dhe si dëshmi materiale i është konfiskuar një armë e gjatë A-47, 20 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe tri gëzhoja”, thuhet në njoftimin për media.


Për rastin e lartcekur, personi i dyshuar pas procedurave intervistuese me vendim të prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj të dyshuarit në fjalë është iniciuar rasti për ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’./Telegrafi/