Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Matiçan të Prishtinës

Policia e Kosovës, konkretisht Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, kanë arrestuar Z.S., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “krime lufte kundër popullsisë civile”.
"I pandehuri Z.S., si pjesë e një grupi paramilitar të forcave serbe, dyshohet se ka kryer krime lufte në fshatin Matiçan, Komuna e Prishtinës gjatë periudhës kohore 1998-1999", ka njoftuar Prokuroria Speciale.
Brenda afatit ligjor, sipas Kodit te Procedurës Penale, Prokuroria Speciale thotë se do të paraqesë në Gjykatën Themelore te Prishtinës, Departamenti Special kërkesën për paraburgim./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
23/03/2026
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































