LAJMI I FUNDIT:

​Arrestohet një i dyshuar për veprën penale lëndim i rëndë trupor

​Arrestohet një i dyshuar për veprën penale lëndim i rëndë trupor

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar se është përfshirë në një sulm fizik më 9 gusht 2021, rreth orës 20:00, në fshatin Zebincë-Novobërdë.

Kapja e të dyshuarit është bërë pas hetimeve lidhur me rastin në të cilin personi me inicialet N.P. (1998), mashkull kosovar, ishte sulmuar nga persona të panjohur dhe për pasojë ka marrë tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit.

Sipas deklarimeve të N.P., ai ishte sulmuar derisa ishte në rrugë, kur persona për të panjohur dy kishin dalë nga vetura dhe e kishin sulmuar.


Bazuar, në hetimet policore, lind dyshimi se pikënisje e rastit mund të ishte një ngjarje e më hershme në një lokal në fshatin Strazhë, konkretisht një mosmarrëveshje në mes viktimës dhe të dyshuarve.

Pas punës hetimore, policia ka ardhur tek informacioni lidhur me veturën e cila kishte qenë e përfshirë në rast, janë identifikuar tabelat e veturës dhe pronari i saj. Ai është ftuar në intervistë, i përballur me të gjeturat policore ka pranuar se ka qenë i përfshirë në rast, por se nuk i njeh personat tjerë të përfshirë në ngjarje.

Në konsultim me prokurorin, me aktvendim të tij, i dyshuari ndalet për 48 orë në mbajtje. Hetuesit policorë janë duke vazhduar hetimet lidhur me këtë rast. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori