Zyrtarë policorë nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Prishtinë, pas pranimit të një informate se një i dyshuar merret me shit-blerje në sasi të vogla të substancave narkotike dhe pas trajtimit policor të kësaj informate, ka arritur ta identifikojë dhe ta ndalojë të dyshuarin.
Identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit (B.G., viti i lindjes 1995, mashkull, kosovar) është bërë në bashkëpunim mes hetuesve të antidrogës dhe zyrtarëve policorë që janë të angazhuar në zbatim të Planit Operativ ‘Siguria në shkolla dhe stop drogave në shkolla’. I dyshuari është arrestuar në afërsi të shkollës ‘Gjergj Fishta” në rrugën ‘Ismail Dumoshi’ në Prishtinë.
Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur një sasi e vogël substancë që dyshohet të jetë narkotike-marihuanë, 2320 (dy mijë e treqind e njëzet) euro dhe një thikë. Policia ka kërkuar nga organet e drejtësisë (prokuroria) leje për kontrolle në shtëpinë e të dyshuarit. Pas pranimit të urdhër-kontrollit, policia e ka realizuar të njëjtin dhe në shtëpinë e të dyshuarit ka gjetur dhe sekuestruar edhe:
Një armë zjarri AK-47 me dy karikatorë dhe 50 fishekë të kalibrit 7.62 mm,
Një armë zjarri “Bereta” me një karikator dhe 8 fishekë të kalibrit 7.65 mm,
Një sprej,
Katër dhjetë e tetë qese të vogla (dyshohet të jetë marihuanë) me peshe 39gr.,
Një peshore digjitale etj. (për më shumë shih foton në bashkëngjitje).
Pas intervistimit, ndaj të dyshuarit iniciohen dy vepra penale: ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge’ dhe ‘Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve‘.
Me aktvendim nga prokurori kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48-orë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë