LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një i dyshuar për sulm fizik ndaj një gruaje të moshuar në Prizren

Arrestohet një i dyshuar për sulm fizik ndaj një gruaje të moshuar në Prizren
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i dyshuar për sulm fizik ndaj një gruaje të moshuar në fshatin Lez të Prizrenit, ndërsa i dyshuari tjetër është në kërkim policor.

Në njoftimin për media thuhet se më 23.11.2021, rreth orës 14:00, dy persona të dyshimtë i kishin shkaktuar lëndime të lehta trupore një gruaje të moshuar në fshatin Lez të Prizrenit.

“Të dyshimtit përdoren force ndaj viktimës, dhe u larguan nga vendi i ngjarjes. Viktima e ka raportuar rastin në polici, por nuk kishte njohuri mbi identitetin e të dyshimtëve. Të njëjtës fillimisht ju ofrua ndihma mjekësore dhe hetues të policisë filluan hetimet në bazë të deklaratës së viktimës, duke dhënë përshkrimin dhe veprimet e personave të dyshimtë”, thuhet në njoftim.


Më tej bëhet e ditur se zyrtarë policorë nga njësia hetimeve në Prizren, pasi pranuan këto informacione dhe, në bazë të kontrollit të zonës për rreth vendit të ngjarjes, arritën të bëjnë identifikim e personave kriminal të cilët u shpallën në kërkim policor.

“Më datë 28 nëntor 2021, i dyshimti R.F i lindur në vitin 1966, u ndalua në pikë kalimi kufitare në Merdarë, ndërsa i dyshimti tjetër është në kërkim policor. Në lidhje me rastin u informua prokurori i Shtetit, i cili me aktvendim kërkoj që i dyshimti të ndalohet në mbajtje në afat prej 48 orë”, thuhet në komunikatë.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes pas një aksidenti tragjik ish-ushtari i UÇK-së, Liman Musliu

Vdes pas një aksidenti tragjik ish-ushtari i UÇK-së, Liman Musliu

Siguri
Analistët në Serbi: Trump do të insistojë në Marrëveshjen e Uashingtonit për dialogun Kosovë-Serbi

Analistët në Serbi: Trump do të insistojë në Marrëveshjen e Uashingtonit për dialogun Kosovë-Serbi

Lajme

"Ha ma lirë se n'shpaj", fastfood Kiki gjithmonë një opsion ideal

Lajme
BE-ja në pritje të vendimit të Kushtetueses për Ligjin për Zyrtarët Publikë

BE-ja në pritje të vendimit të Kushtetueses për Ligjin për Zyrtarët Publikë

Lajme
Fundjava në Morinë me fluks, mbi 11 mijë qytetarë të Kosovës kanë hyrë në Shqipëri në 24 orë

Fundjava në Morinë me fluks, mbi 11 mijë qytetarë të Kosovës kanë hyrë në Shqipëri në 24 orë

Lajme
“S’përjashtohet si mundësi”, Joseph tregon nëse Trump mund ta mbyllë Gjykatën Speciale si hakmarrje ndaj Jack Smith

“S’përjashtohet si mundësi”, Joseph tregon nëse Trump mund ta mbyllë Gjykatën Speciale si hakmarrje ndaj Jack Smith

Lajme
Kalo në kategori