LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një 19 vjeçare nga Kosova në Itali, dyshohet për terrorizëm

Arrestohet një 19 vjeçare nga Kosova në Itali, dyshohet për terrorizëm

Një 19 vjeçare me origjinë nga Kosova është arrestuar nga policia italiane në Milano.

Mediat atje kanë raportuar se e arrestuara është Belona Tafallari, dhe e njëjta pas arrestimit nën dyshimin për terrorizëm është transferuar në burg.


Arrestimi i saj ka ndodhur pas hetimeve nga Prokuroria e Milanos, me urdhër të lëshuar nga Gjykata atje.

Siç raporton media “La Stampa”, 19 vjeçarja ishte e martuar me 21 vjeçarin Kujtim Fejzullahi i cili në janarin e vitit të kaluar gjatë një sulmi terrorist në Vjenë, kishte vrarë katër persona dhe plagosi 23 të tjerë, deri në momentin kur policia austriake shtiu drejt tij, duke e lënë të vdekur.

“Gruaja, është radikalizuar që në moshën 16-vjeçare, dhe njihej si një përkrahëse e zjarrtë e Shtetit Islamik. Kohët e fundit ishte shpërngulur nga Kosova në Milano, me vëllain e saj, ndërkohë që ishte në kontakt të vazhdueshëm me burrin e saj”, shkruan La Stampa.it, transmeton Telegrafi.

Nuk dihet ende roli që ka pasur 19-vjeçarja në organizatën terroriste dhe cilët janë bashkëpunëtorët e saj të mundshëm. /Telegrafi/