Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, i cili dyshohet për 11 vepra penale.

Policia njofton se pas një pune intensive nga hetuesit e këtij stacioni kanë arritur ta arrestojnë një person tё dyshuar, i cili në bashkëveprim edhe me njё të dyshuar tjetёr nё muajin qershor, korrik dhe gusht kanё kryer 11 vepra penale tё vjedhjes sё rёndё.


“Kёto vjedhje tё rёnda janё kryer nё shtëpi dhe lokale tё ndryshme nё qytetin e Pejёs, ku nga tё dyshuarit janё vjedhur para dhe sende tё ndryshme”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit i dyshuari nga hetuesit, nё prezencën e avokatit mbrojtës, me urdhёr tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё, ndërsa i dyshuari tjetёr momentalisht ёshtё nё arrati, mirëpo ёshtё i njohur pёr Policinё. /Telegrafi/