LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet nënshtetase serbe me plumba në çantë në aeroportin e Shkupit

Arrestohet nënshtetase serbe me plumba në çantë në aeroportin e Shkupit

Arrestohet një nënshtetase serbe në aeroportin e Shkupit pasi që në çantën e saj janë gjetur plumba, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç inforomojnë nga MPB, dje në ora 12 në aeroportin “Leka i Madh”, për fluturimin drejt qytetit Basel është paraqitur 26 vjeçarja S.M. nga Serbia, me letërnjoftim të Bullgarisë.


Pas kontrollit të kryer të pasaportës nga ana e shërbimeve të aeroportit, në çantën e dorës së nënshtetases së Serbisë janë gjetur dy copë municion të kalibrit 7.62 mm. Ajo është arsyetuar se nuk di gjë për plumbat dhe se dikush qëllimisht i ka vendosur në çantën e saj.

Plumbat janë konfiskuar, ndërsa personit në fjalë nuk i është lejuar dalja nga vendi./Telegrafi/