Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin se ka sulmuar një qytetar me sëpatë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur në orët e para të së dielës (14 shtator). Viktima ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit.


“Është arrestuar i dyshuari kosovar, nën dyshimin se ka sulmuar me një mjet të fortë – sëpatë – viktimën kosovar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka sekuestruar një sëpatë, disa thika, një shufër metalike dhe një boks metali.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/