Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e 19 gushtit në Fushë Kosovë, ku një person është arrestuar nën dyshimin për disa vepra penale përfshirë dhunim, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës dhe posedim të paautorizuar të substancave narkotike.

Sipas raportit të policisë, i dyshuari është ndaluar po at ditë rreth orës 21:00.


Viktima e rastit është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit është realizuar një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit.

Gjatë kontrollit, autoritetet kanë gjetur dhe konfiskuar: Një armë zjarri të llojit pistoletë CZ, një karikator me 10 fishekë dhe 3.12 gram substancë narkotike të llojit Kokainë.

Me vendim të prokurorit të çështjes, i dyshuari është dërguar në masën e ndalimit policor ndërsa hetimet janë në zhvillim për zbardhjen e plotë të rastit. /Telegrafi/