LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet në Durrës autori i vrasjes tek “Uji i Ftohtë”

Arrestohet në Durrës autori i vrasjes tek “Uji i Ftohtë”

I akuzuari për vrasje Kreshnik Nazëraj u arrestua nga forcat operacionale në lagjen numër 17 të qytetit të Durrësit.

 Prej më shumë se 3 vitesh ai i fshihej drejtësisë, pasi Gjykata e Vlorës e kishte dënuar me 12 vite burg për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

34-vjeçari nga Cakrani i Fierit është autori i vrasjes së shtetasit Myrdaj Binjakaj në janar të 2014-s, në zonën e Ujit të Ftohtë në qytetin e Vlorës. Po në këtë ngjarje, të plagosur mbetën edhe dy persona të tjerë, vëllai i viktimës dhe një kushëri i tij.

Palët më hërët ishin konfliktuar fizikisht ndërsa përplasja kishte ardhur si pasojë e mosmarrëveshjeve mbi kontratën dhe pagesën për një hotel, të cilin e kishte në pronësi i ati i Nazëraj, i cili u vu në pranga gati katër vite pas vrasjes./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori