LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet iraniania vetëm pse vallëzoi me këngë të Era Istrefit

Arrestohet iraniania vetëm pse vallëzoi me këngë të Era Istrefit

“Bon bon-i” i Era Istrefit e fut në telashe, ja çfarë thotë këngëtarja për këtë Si shumë vajza adoleshente, Maedeh Hojabri dëshiron të vallëzojë në dhomën e saj, të filmon veten dhe ta postoj në Instagram.

Por Maedeh Hojabri jetonë në Iran, ku femrat nuk e kanë të lejuar vallëzimin në publik. 19 vjeçarja është arrestuar në maj dhe faqja e saj e Instagramit është mbyllur duke lënë 600,000 ndjekësit e saj të çuditur me largimin.

Të martën është bërë e njohur nëpër televizione ku disa prej ndjekësve të saj e njohën Hojabri në një imazh në një shfaqe televizive të quajtur “Wrong Path”.


Aty me ose pa presion ajo e ka pranuar duke qarë se vallëzimi është krim dhe se familja e saj nuk ishin në dini për postimet e saj në Instagram me këngë si Bonbon nga Era Istrefi.

Që prej rrëfimit televizivë të Hojabrit një numër i madh i iranianëve kanë postuar në faqen e tyre në këtë rrjet social duke vallëzuar në shenjë proteste ose me fotografi të Maedeh duke kërkuar lirimin e saj, përcjell rtv21.tv.

Instagrami është i vetmi aplikacion i perëndimit i cili nuk është i ndaluar në Iran. Me këto kundërshtime të ligjit në këtë rrjet iranianët po paralajmërohen që do të bllokohet edhe ky rrejt social, i cili për momentin ka 24 milion përdorues.

Për rastin e iranianes në faqen e Instagramit ka postuar edhe këngëtarja shqiptare Era Istrefi, duke thënë që kjo është padrejtë dhe se Maedeh duhet të lirohet.

Postimi i Hojabri që i ka sjell burgimin është bërë duke vallzuar me këngën e njohur të Istrefit, “Bonbon”.

Në trend Magazina

Më shumë
“Zhduket

“Zhduket" Egli, Gjesti zgjohet duke e kërkuar, veprimi i tij ngjall reagime të fansave

Magazina
Gjesti bëhet pishman: Rizartë, t’kisha me të hjekë prej këtu, mos të të shoh më kurrë në krevet me mua

Gjesti bëhet pishman: Rizartë, t’kisha me të hjekë prej këtu, mos të të shoh më kurrë në krevet me mua

Magazina
Gjesti pasi Rizarta ndan kufirin e shtratit: Nata është pa kontrollë

Gjesti pasi Rizarta ndan kufirin e shtratit: Nata është pa kontrollë

Magazina
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Rizarta sfidohet të bëjë “luaneshën” – Banorët e ndihmojnë me këshilla

Rizarta sfidohet të bëjë “luaneshën” – Banorët e ndihmojnë me këshilla

Magazina
Loja

Loja "E vërteta dhe Dënimi", Egli i kërkon Rizartës të bëjë 10 squats

Magazina
Kalo në kategori