LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet edhe një serb i dyshuar për sulm ndaj gazetarëve në veri

Arrestohet edhe një serb i dyshuar për sulm ndaj gazetarëve në veri
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar këtë të shtunë në Jarinjë një serb, i cili dyshohet për sulm ndaj gazetërëve në veri të vendit.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se i arrestuari është Dalibor Spasiq, të cilin e ka quajtur kriminel.

Arrestohet njëri nga udhëheqësit e grupit që ka sulmuar gazetarët në Leposaviq
Lexo po ashtu Arrestohet njëri nga udhëheqësit e grupit që ka sulmuar gazetarët në Leposaviq

“Përgëzoj njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës për efikasitetin dhe punën e vazhdueshme me qëllim të vendosjes së rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ministri në Facebook.


“Në vendin tonë demokratik aktet kriminale nuk kalojnë pa pasoja. Këtë duhet ta dinë edhe ata për të cilët nuk ka pasur pasoja ligjore për gjithë këto vite. Republika nuk zmbrapset përballë kriminelëve e milicisë fashiste”.

Edhe Policia e Kosovës thekson se është duke trajtuar me prioritet rastet e dhunës së shënuar kohëve të fundit në veri të vendit, kështu pas hetimeve intensive të njësiteve policore, është arritur të identifikohet një person i dyshuar: D.S., mashkull serb, viti i lindjes 1988, i cili më 31.05.2023, kishte sulmuar gazetarët e disa mediumeve në Zveçan.

Sipas Policisë, pas sigurimit të dëshmive dhe identifikimit të personit të dyshuar, i njëjti është arrestuar sot në orët e pasdites në Jarinje dhe më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe procedura të mëtejme policore.

“Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë. Policia e Kosovës, mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave të saja ligjore dhe kushtetuese, për ruajtje të rendit dhe sigurisë publike, për sundim të ligjit dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të personave të dyshuar që bien në kundërshtim me rendin dhe ligjin”, thuhet në njofitm.

Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe ka reaguar pas këtij arrestimi duke thënë se Spasiq “nuk është kriminel”, por punonjës shëndetësor në spitalin në Mitrovicë.

Po ashtu, kjo zyrë që udhëhiqet nga Petar Petkoviq, ka dënuar edhe arrestimin e djeshëm të një qytetari serb, që autoritetet e Kosovës e akuzojnë se ka sulmuar gazetarët në veri.

Ndryshe, Sveçla një ditë më parë ka njoftuar se është arrestuar edhe njëri nga udhëheqësit e grupit që ka sulmuar gazetarët e mediumit Kallxo në Leposaviq me datë 29 maj.

Ai ka bërë të ditur se i arrestuari është Nemanja Vllaskoviq, ndërsa ka thënë se i njëjti do të ballafaqohet me drejtësinë për sulmet e kryera ndaj gazetarëve.

“Të gjithë sulmuesit dhe kriminelët do të sillen para drejtësisë, kjo nuk ka alternativë”, ka shkruar Sveçla në Facebook./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori